Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
28 February 2026 - 08:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditëve të ardhshme në vend.

Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjëve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C. Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë jugore e lehtë 1-5m/s.


Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell. Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike.

Kalojnë kohëpaskohe vransira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C. Kryesisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark