Insajderi
Botë

Lufta pranë shpërthimit? Britania dhe SHBA largojnë stafin nga Irani dhe Izraeli

Insajderi
27 February 2026 - 22:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lufta pranë shpërthimit? Britania dhe SHBA largojnë stafin nga Irani dhe Izraeli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi raundi i fundit i negociatave mes SHBA dhe Iranit në Gjeneve dështoi të prodhonte një marrëveshje, opsioni ushtarak duket të jetë skenari me i mundshme.

Këtë e sinjalizojnë edhe lëvizjet e fundit në lindjen e mesme. Ambasada amerikane në Izrael i kërkoi një pjesë të personelit të cilët nuk kanë pozicione zyrtare që të largohen nga vendi për shkak të mundësisë së një sulmi ndaj Iranit.

Në faqen e saj të internetit, Departamenti i Shtetit kishte autorizuar personelin dhe anëtarët e familjes të largoheshin “për shkak të rreziqeve të sigurisë”.

Po ashtu, Britania e madhe njoftoi këtë të premte se kishte tërhequr përkohësisht stafin e vet nga Irani dhe se kishte mbyllur ambasadën, duke cituar situatën e sigurisë në rajon, shkruan A2 CNN.

Njoftimet  vijnë teksa grupi i sulmit të aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford pritet të mbërrijë në Izraelin verior, si pjesë e grumbullimit të forcave amerikane në Lindjen e Mesme përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark