Insajderi
Lajme

MPJD: SHBA po sulmon Ajetollahët, ne qëndrojmë krah presidentit Donald Trump

Insajderi
28 February 2026 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MPJD: SHBA po sulmon Ajetollahët, ne qëndrojmë krah presidentit Donald Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lëshuar reagim zyrtar lidhur me sulmet e sotme të SHBA-së ndaj Iranit.

Në reagim thuhet se ky sulm po kryhet ndaj regjimit të Ajetollahëve në Iran dhe se Kosova qëndron krah Presidentit amerikan, Donald Trump, në përpjekjen për të ndalur regjimet që kërcënojnë popujt e lirë dhe për të mbrojtur stabilitetin global.

“Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike. Ne qëndrojmë krah Presidentit Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci.”, thuhet në reagimin e ministrisë që drejtohet nga Glauk Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark