Insajderi
Lajme

Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA’së: Sikur në vitin 1999 …

Insajderi
28 February 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA’së: Sikur në vitin 1999 …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka komentuar ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe sulmin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas tij, lufta kryesore do të jetë për ndryshimin e regjimit në Iran. Kreu i shtetit serb ka tërhequr paralele me bombardimet e NATO-së në vitin 1999, duke thënë se atëherë “ishte gënjyer për katastrofë humanitare”, derisa po synohej ndryshimi i regjimit në Beograd dhe pavarësimi i Kosovës.

“E gjithë kjo po kryhet, ashtu siç ndodhi në Serbi, ata gënjyen gjatë gjithë kohës se ishte një katastrofë humanitare, dhe thelbi ishte në dy gjëra – njëra është si një nën-hap brenda të njëjtës pikë, një pikë e vetme, ndryshimi i regjimit në Beograd në vitin 1999, 2000, dhe si pika e dytë – thelbi i të gjithë veprimit të NATO-s, fitimi i pavarësisë së Kosovës, domethënë ndarja e 14 përqind të territorit të Serbisë dhe dhënia e pavarësisë atij territori”, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan RTS.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark