Insajderi
Botë

Sulmi ndaj Iranit, presidentja Osmani: Kosova qëndron e palëkundur krah ShBA-së

Insajderi
28 February 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi ndaj Iranit, presidentja Osmani: Kosova qëndron e palëkundur krah ShBA-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Osmani tha se ora e lirisë ka ardhur për popullin iranian falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, shkruan Osmani. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark