Insajderi
Lajme

11 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Izrael

Insajderi
28 February 2026 - 17:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
11 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Izrael
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka njoftuar se 11 shqiptarë janë bllokuar në Izrael.

Ajo deklaroi se atyre i janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark