Insajderi
Lajme

Haxhiu për emrin e Presidentit: Pyetni Vetëvendosjen një kat më poshtë, unë kam përgjegjësi ndaj Kuvendit

Insajderi
02 March 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu për emrin e Presidentit: Pyetni Vetëvendosjen një kat më poshtë, unë kam përgjegjësi ndaj Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se emri i saj as si kandidate për presidente as nuk është përmendu e as nuk do të përmendet.

“Unë edhe një herë, njësoj si gazetari më herët, ju ftoj që për qëndrimet e Vetëvendosjes për emra të përveçëm, për çështje që ndërlidhen me atë se çka ka thënë Kryeministri Kurti, e gjeni grupin parlamentar një kat më poshtë. Unë fola shumë këtu, më shumë për përgjegjësinë që ka Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mund të mos jetë e lehtë as për ju as për mua, por unë duhet ta kryej detyrën time. Jam kryetare e Kuvendit, i falënderoj deputetët për mbështetjen, as nuk është përmendur, as nuk do të përmendet”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark