Insajderi
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk ka emër për president, konsensusi duket i vështirë

Insajderi
02 March 2026 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk ka emër për president, konsensusi duket i vështirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Takimi mes kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti ka përfunduar, pa ndonjë dakordim konkret lidhur me çështjen e presidentit.

Pas takimit, Abdixhiku deklaroi se gjatë diskutimeve nuk është prezantuar asnjë emër për postin e presidentit. Ai theksoi se e sheh të vështirë arritjen e një konsensusi, si brenda partive politike, ashtu edhe mes tyre.

“E shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit brenda partiak për këtë çështje. E shoh të vështirë edhe konsensusin mes palëve. Nuk ka ndonjë emër, nuk na është prezantuar asnjë emër. Nuk kishte as vullnet për konsensus. LDK nuk ka kandidat për president”, ka deklaruar Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark