Insajderi
Lajme

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Insajderi
02 March 2026 - 17:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të mediumit Nacionale, Burim Pacolli.

Sipas AGK-së, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.

“Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon. Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij”, thuhet në reagim.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, përmbyllet reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark