Insajderi
Lajme

Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22 votat e PDK-së do ishin për të

Insajderi
02 March 2026 - 21:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22 votat e PDK-së do ishin për të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në rast se do të ishte dikush nga familja Jashari, kandidat për president, atëherë të gjitha votat e këtij subjekti politik do të shkonin për të.

“Ata janë rast i veçantë në histori, janë diçka tjetër, është vlerë tjetër në krahasim me gjithçka. Po që se kish me ardhë një kandidat i familjes Jashari, unë jam i sigurt, e them me bindje, 22 vota të PDK-së kishin me qenë për atë kandidat”, tha Hamza në Pressing të T7, shkruan Insajderi.

“Megjithatë, ne kemi dëgju deklaratat, vendimet, e anëtarëve të respektuar të kësaj familje, dhe për mua, çdo vendim që e merr kjo familje është i respektuar”, deklaroi Hamza. /Insjaderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark