Getafe ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit që në pjesën e parë, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Martin Satriano shënoi përmes një vollej goditje, e cila ishte e pamundur të pritej nga Thibaut Courtois. Goli u shënua në minutën e 39′, shkruan Insajderi.
Teksa ndeshja po shkon drejt përfundimit të pjesës së parë, Getafe po avancon me rezultat 0-1.
Real Madrid po rrezikon të shkëputet edhe më tej nga titulli i La Ligas, në rast se humb. Barcelona mund t’i ikë me 4 pikë, nëse rezultati përmbyllet kështu. /Insajderi.org/
SATRIANO OPENS THE SCORING FOR GETAFE! WHAT A FANTASTIC GOAL! 🤯
— Has Real Madrid robbed a club ? (@Has_RMrbdaclub) March 2, 2026
pic.twitter.com/vSWw61Z0Wy