Insajderi
Show

Reagimi i Ludos në finale, Alaudini tregon pse e tërhoqi për krahu

Insajderi
02 March 2026 - 22:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagimi i Ludos në finale, Alaudini tregon pse e tërhoqi për krahu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ludo Lee ka folur për reagimin e tij pasi u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Kosova 4.

Ndonëse nuk e priste, ai bëri një reagim me plot nervoz, që mori gjithë vëmendjen.

Në ato momente u krijua edhe një situatë me Alaudin Hamitin, ku ky i fundit e mbrojti për të mos u larguar nga skena.

Moderatori sqaroi edhe prapaskenat e kësaj dhe pse e bëri një veprim të tillë.

“Ndoshta pak u nguta, por prisja që të jem në finale në mesin e dy personave edhe ndoshta reagova, edhe pse e kam parë veten fitues ia uroj Londrimit fitoren, e ka merituar. Reagimi im ishte pak i ashpër, por kjo ke një pjesë e realitetit tem, edhe pse në rrjete sociale pashë shumë se si kanë reaguar njerëzit”, u shpreh ai.

Alaudini theksoi: “Unë të kapa se thash mos vazhdo andej, se ka qenë një vijë e hollë, dhe do të lëndoheshe”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark