Insajderi
Insporti

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit e jep lajmin e keq për Botëror

Insajderi
03 March 2026 - 09:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit e jep lajmin e keq për Botëror
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, e ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me pjesëmarrjen e kombëtares iraniane në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Në një intervistë për portalin sportiv iranian “Varzesh3”, Taj u shpreh se situata e krijuar pas sulmeve ushtarake ndaj vendit të tij e ka hedhur një hije të rëndë mbi perspektivën e Botërorit.

“Në dritën e ngjarjeve të sotme dhe të sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara, është e vështirë të jesh optimist për mundësinë për të qenë prezent në Kupën e Botës.”

Ai theksoi se pas këtyre sulmeve, “nuk mund të presim me shpresë për Botërorin”, duke nënvizuar se situata politike dhe ushtarake ka bërë që perspektiva e pjesëmarrjes të jetë shumë e pasigurt.

Federata iraniane do ta shqyrtojë me kujdes këtë çështje dhe, siç tha Taj, vendimi final do të merret nga organet më të larta sportive të vendit.

Iranit i kanë ardhur në vitet e fundit një sërë sfidash jo vetëm sportive, por edhe politike përfshirë edhe vështirësitë me vizat drejt SHBA-së dhe tensionet e krijuara nga konfliktet më të gjera rajonale çka e bën rrugëtimin drejt Botërorit edhe më të komplikuar.

Nëse situata nuk qetësohet, kjo mund ta vërë në rrezik jo vetëm pjesëmarrjen e Iranit, por edhe ecurinë e tij në garë, ku kishte përfunduar në Grupin G me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark