Insajderi
Botë

Lindja e Mesme, si po ndikon lufta në ekonomi dhe në çmimet e energjisë?

Insajderi
03 March 2026 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lindja e Mesme, si po ndikon lufta në ekonomi dhe në çmimet e energjisë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme ka filluar të ndikojë në ekonominë globale, veçanërisht për shkak të shënjestrimit të industrisë kritike të energjisë së Gjirit.

Firma shtetërore e energjisë e Katarit tha se kishte ndaluar prodhimin e gazit natyror të lëngshëm për shkak të sulmeve iraniane, duke shkaktuar një rritje prej 50% të çmimeve të gazit të hënën.

Dronët iranianë sulmuan rafinerinë Ras Tanura në Arabinë Saudite, duke shkaktuar një mbyllje të pjesshme të saj, tha të hënën ministria e energjisë e vendit.

Irani paralajmëroi anijet të mos kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një kanal i rëndësishëm transporti detar përmes të cilit transportohet rreth 20% e naftës dhe gazit botëror.

Çmimi global i naftës ka shënuar një rritje prej 10% , duke shkaktuar frikë për rritjen e çmimeve të benzinës dhe efekte më të gjera anësore për ekonominë ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark