Insajderi
Lajme

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kërcënim në Gjakovë

Insajderi
03 March 2026 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kërcënim në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka publikuar foton e një qytetari duke kërkuar ndihmë për identifikimin dhe gjetjen e tij.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’kanosje’’ dhe ‘’sulm’’.

Në komunikatën për media, policia njofton edhe se rasti ka ndodhur në Gjakovë, në një qendër tregtare.

‘’Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

 numrit emergjent 192,

 stacionit policor më të afërt,

 ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark