Insajderi
Showbiz

Ky është urimi i veçantë i Elijonës për ditëlindjen e Leonora Jakupit

Insajderi
03 March 2026 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është urimi i veçantë i Elijonës për ditëlindjen e Leonora Jakupit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj.

Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Elijonës gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.

Mbështetja e hapur e Leonorës ndaj Elijonës shpeshherë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale

Një pjesë e fansave të spektaklit e kanë kritikuar këngëtaren, duke e cilësuar si opinioniste jo të drejtë, pasi sipas tyre, një opinionist nuk duhet të mbajë anë gjatë lojës.

Megjithatë, Leonora nuk e fshehu asnjëherë simpatinë dhe përkrahjen për Elijonën.

Pas përfundimit të edicionit të katërt të BBVK-së, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, ajo ka treguar se raporti mes tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të saj, të cilën e shoqëroi me fjalë të ngrohta.

“Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, ka shkruar Elijona, duke dëshmuar mirënjohjen dhe respektin që ka për këngëtaren. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark