Insajderi
Botë

Katari del me paralajmërim: Do t’u përgjigjemi sulmeve të Iranit

Insajderi
03 March 2026 - 14:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katari del me paralajmërim: Do t’u përgjigjemi sulmeve të Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari në një konferencë për shtyp tha se vendi i tij nuk ishte informuar nga Irani për sulmet me raketa.

Gjithashtu ai nënvizoi se pavarësisht provokimeve, Katari mbetet i gatshëm t’i përgjigjet me forcë çdo kërcënimi dhe se sulmet e fundit nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Vendi ynë nuk u njoftua nga Irani për sulmet  me raketa”, tha ai, raportojnë mediat e huaja. Më tej shtoi se avionët luftarakë iranianë që u rrëzuan dje shkelën hapësirën ajrore të Katarit pavarësisht paralajmërimeve që u ishin dhënë.

“Avionët iranianë po shkonin drejt Dohas përpara se të bëheshin shënjestër”, shtoi al-Ansari.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha gjithashtu se nuk ka informacion në lidhje me anëtarët e Mossadit që veprojnë fshehurazi në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark