Insajderi
Lajme

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Insajderi
04 March 2026 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) personi që po trajtohej nga 17 shkurti, pasi ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes njoftimit ditor të së mërkurës, shkruan Insajderi.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Me 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark