Insajderi
Lajme

Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e 4 milionë eurove për RTK-në

Insajderi
04 March 2026 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e 4 milionë eurove për RTK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480 mijë eurove për Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) për periudhën janar-qershor 2026.

Komisioni ka udhëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit që të bëjë transferimin e mjeteve në buxhetin e RTK-së.

Ndërsa për raportin e vitit të kaluar, Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, tha se nuk duhet të hidhet në votim pasi nuk është miratuar nga Bordi i RTK-së.

Sipas tij, vendimmarrja për atë raport i takon bordit të ri, ndërsa miratimi i mjeteve për sesionin pranveror është i domosdoshëm që RTK të mos përballet sërish me mungesë buxheti.

Gjatë raportimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, bëri të ditur se institucioni, përveç raportit gjashtëmujor dhe projeksionit buxhetor, ka paraqitur edhe një kërkesë për faljen e kredisë prej 2.5 milionë eurosh, të marrë për tejkalimin e krizës financiare.

Sipas Hundozit, rreziku lidhet me rastin “Milioneri”, pasi ekzekutimi i një urdhri përmbarimor më 20 mars mund ta vështirësojë seriozisht gjendjen financiare të RTK-së. Haliti theksoi se kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni dhe RTK-ja do të njoftohet me kohë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark