Insajderi
Lajme

Çështja e presidentit – mblidhet edhe grupi parlamentar i Vetëvendosjes

Insajderi
04 March 2026 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çështja e presidentit – mblidhet edhe grupi parlamentar i Vetëvendosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga afati për zgjedhjen e presidentit të ri, Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar për të gjetur një emër konkret. Raportohet se propozimi i radhës nga partia e Albin Kurtit është Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti.

Për t’i diskutuar këto zhvillime, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes po mban një mbledhje, ndërkohë që në të njëjtën kohë është mbledhur edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse ky propozim do të marrë mbështetjen e nevojshme, pasi data 5 mars është afati i fundit kur duhet të thirret seanca për votim, në të kundërtën vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark