Insajderi
Lajme

Haradinaj për presidentin: Nënshkrimet i kemi gati, kush është i interesuar le të vijë t’i marrë te zyra e grupit

Insajderi
04 March 2026 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj për presidentin: Nënshkrimet i kemi gati, kush është i interesuar le të vijë t’i marrë te zyra e grupit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se nuk kanë pranuar ende ftesë nga partia në pushtet për çështjen e presidentit/es.

 “Kemi qenë në pritje, po akoma nuk ka ndonjë ftesë, jemi të ftuar ne si grup parlamentar kemi një diskutim të brendshëm do të shohim si do të vazhdojmë pas diskutimeve të brendshme”, tha ai.

Emri i përfolur për kandidatë për president/e nga LVV, Andin Hoti, ai thotë refuzoi të komentoj.

“Nuk jemi ende në fazën e komenteve apo spekulimeve. Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, nuk ia vlen të diskutohet. Së pari të shohim propozimin zyrtar, pastaj do ta vlerësojmë”, theksoi ai.

Ai shton se nënshkrimet ende nuk ja kanë dhënë dikujt dhe se i kanë të gatshëm.

“Të gatshëm i kemi, kurdo që janë të interesuar, në zyrë të grupit mund t’i marrin”, thotë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark