Insajderi
Lajme

LVV del me reagim për çështjen e presidentit, ky është propozimi i tyre

Insajderi
04 March 2026 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LVV del me reagim për çështjen e presidentit, ky është propozimi i tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke njoftuar se do të propozojë si kandidat ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Si subjekt fitues, propozuam që vendit t’i ofrojmë një kandidat konsensual për President. Për këtë arsye, ftuam disa herë radhazi në takim subjektet më të mëdha opozitare, me synimin për të gjetur emra dhe propozime rreth të cilëve do të mund të ndërtonim pajtim për këtë pozitë”, thuhet në reagim.

Sipas LVV-së, pavarësisht insistimit për marrëveshje, nga opozita nuk ka pasur propozime konkrete, ndërsa janë refuzuar edhe emrat e ofruar nga partia fituese.

“Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, theksohet më tej.

Në fund, LVV ka përsëritur thirrjen për opozitën që të propozojë një kandidat, duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nga grupi parlamentar.

“Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”, thuhet në reagim


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark