Insajderi
Lajme

Bajrami VV-së: Mashtrues, kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë

Insajderi
04 March 2026 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami VV-së: Mashtrues, kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut e cila tha se nuk mund ta thërrasë seancën për president pa qenë në garë dy kandidatë.

Në reagimin e saj, Bajrami i thotë VV-së, “ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë”.

Reagimi i saj i plotë:

Mashtrues,

66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë.

Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.

Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a? Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër.

Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark