Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Insajderi
04 March 2026 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu. Më pas gjatë ditës priten vranësira të shpeshta dhe intervale kthjellimesh, ndërsa lokalisht vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Më vonë priten intervale më të gjata me diell, ndërsa reshjet do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara.

Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, gjatë orëve të para të 24-orëshit reshjet e shiut pritet të shoqërohen me baltë. Më pas, ato do të tërhiqen gradualisht së bashku me masat e lagështa që vijnë nga veriperëndimi i rajonit.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark