Insajderi
Lajme

“Nëse flet …”, Haxhiu ia ndërprenë fjalën deputetes Bajrami

Insajderi
05 March 2026 - 21:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nëse flet …”, Haxhiu ia ndërprenë fjalën deputetes Bajrami
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është përplasur me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Bajrami gjatë seancës tha se nuk ekziston çështje më e rëndësishme për ditën sesa të mos dërgohen qytetarët përsëri në zgjedhje.

Sipas saj kjo seancë është thirrë për shpërqendrim të vëmendjes.

“Këta sot i ofendojnë të gjithë pacientët që janë në spitale e dergjen pa barna eseniale. Ofendojnë qytetarët që sytë i kan kah Gjermania”, tha deputetja.

Në fjalimin e saj ndërhyri Haxhiu duke e paralajmëruar se do ia ndërpresë fjalën.

“Nëse flet jashtë rendit të ditës të ndërpritet fjala dhe nuk e merr më”, dhe ia ndërpreu fjalën.

Më pas deputetës ia lëshuan mikrofonin.

“Jemi në rend të ditës saherë flasim për qytetarët nuk ka rënd të ditës më të rëndësishëm që mos mi çu qytetarët në zgjedhje pra, tha ajo.

Derisa po fliste Bajrami, asaj iu ndërpre sërish fjalia dhe nuk iu dha më.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark