Insajderi
Lajme

Tensioni gjatë debatit në Kuvend, Gruda kthehet kah Haxhiu për Rregulloren, ajo i reagon

Insajderi
05 March 2026 - 21:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tensioni gjatë debatit në Kuvend, Gruda kthehet kah Haxhiu për Rregulloren, ajo i reagon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, njëherti edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda në foltoren e Kuvendit ka sfiduar kabinetin qeveritar duke u kërkuar t’ia gjejnë një vend që ka vepruar sikur Kosova

“E sfidojë çdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese siç është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj. LDK-ja i mbështet dhe i voton, këto amendamente kushtetuese janë hartuar edhe nga LDK-ja vitin 2011 me një proces, këto amendamente janë dërguar në Gjykatën Kushtetues, nga ne i kemi dërgu, janë bindje ideologjike që datojnë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjidhte nga populli”, tha ai.

Gruda iu drejtua kryetares së Kuvendit se pse po lejojnë që pas 14 vjetëve të dërgohen amendamentet kushtetuese, por ajo i kërkon që adresimin t’a bëjë tek qytetarët dhe jo me të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark