Insajderi
Lajme

”Tregom ku gabova”, përplasje mes Haxhiut dhe Musliut

Insajderi
05 March 2026 - 21:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
”Tregom ku gabova”, përplasje mes Haxhiut dhe Musliut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, janë përplasur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Musliu tha se deputetët nuk kanë marrë ftesë për seancë por vetëm një mesazh.

“Nuk kam pranuar ftesë. Na ka ardhur një mesazh 8 minuta para orës 20:00, askush s’e kemi marrë ftesë. Krejt çka po ndodh për dy javë kemi pa që Kurti po tenton ta instalojë një sistem totalitar”, tha Musliu.

Pas kësaj deklarate reagoi kryeparlamentarja Haxhiu, e cila i kërkoi deputetes të ketë kujdes me gjuhën dhe të përmbahet në rendin e ditës.

“Ta tërheq vërejtjen për gjuhën e përdorur dhe përmbaju rendit të ditës”, tha Haxhiu.

Musliu iu përgjigj duke kërkuar sqarim se ku kishte gabuar.

“Tregom ku gabova”, tha ajo.

Ndërsa Haxhiu u përgjigj: “E din ma mirë se unë”.

Musliu shtoi se nëse i tregohet gabimi është e gatshme të kërkojë falje.

“Tregom dhe unë kërkoj falje”, tha Musliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark