Insajderi
Lajme

Kjo është kërkesa e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin/DOKUMENT

Insajderi
06 March 2026 - 08:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është kërkesa e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin/DOKUMENT
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit.

Postimi i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu:

Ndërkohë, këtë e konfirmoi më herët edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Mes tjerash ajo bëri me dije se në lidhje me këtë, është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu” ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark