Insajderi
Botë

“Sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iran do të rritet” – SHBA dhe Britania bëhen bashkë kundër Iranit

Insajderi
06 March 2026 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iran do të rritet” – SHBA dhe Britania bëhen bashkë kundër Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë, në Komandën Qendrore të SHBA-së, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, Admirali i Komandës Qendrore Brad Cooper dhe Presidenti Donald Trump mbajtën një konferencë informuese mbi operacionet amerikane kundër Iranit.

Hegseth tha se “sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iranin dhe mbi Teheranin pritet të rritet në mënyrë dramatike”.

Ai shtoi se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’i lejuar SHBA-së të përdorë bazën ushtarake Diego Garcia do ta ndihmojë Uashingtonin të intensifikojë sulmet.

“Ishte për të ardhur keq që britanikët nuk thanë që nga dita e parë: ‘Hej, vazhdoni dhe përdoreni bazën’,” tha Hegseth.

“Por në fund arritëm në atë pikë.”

Ndërkohë, Kryeministri Sir Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë edhe katër avionë luftarakë Typhoon për t’iu bashkuar skuadronit britanik në Katar. Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar SHBA-së të përdorë bazat britanike “për të kryer operacione mbrojtëse”, tha kryeministri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark