Insajderi
Lajme

Musliu: Kurti e Osmani po merren me luftë për ndikim e jo me hallet e qytetarëve

Insajderi
06 March 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu: Kurti e Osmani po merren me luftë për ndikim e jo me hallet e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti tregojnë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve.

Musliu ka theksuar Kosova nuk ka nevojë për ego politike në majë të shtetit, por ka nevojë për lidership që bashkon.

“Sot Kosova po përballet me një paradoks të madh politik. Në vend që institucionet më të larta të shtetit të jenë shembull i unitetit, përgjegjësisë dhe garant i rendit kushtetues, ato janë kthyer në arenë përplasjesh dhe inatesh politike. Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po tregojnë qartë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve. Kosova nuk ka nevojë për ego politike në majë të shtetit. Kosova ka nevojë për lidership që bashkon, që respekton institucionet dhe që punon për qytetarin. Shteti nuk është pronë e askujt.  Udhëheqja e shteti është përgjegjësi, kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton ta udhëheqë”, ka shkruar Musliu.

Ndërkohë me një postim paraprak pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme, Musliu shkroi “ju kallë bishti dhelpres”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark