Insajderi
Lajme

Qytetari nga Istogu gjen kuletë me para, e dorëzon në polici

Insajderi
06 March 2026 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetari nga Istogu gjen kuletë me para, e dorëzon në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar nga Istogu ka treguar përgjegjësi dhe ndershmëri duke dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut.

Me datë 05.03.2026, në Stacionin Policor Junik, ёshtё paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë nё qytetin e Junikut.

Nё kёtё kuletë kishte tё holla prej: katërqind e dyzetë e pesë (445) Futna Angleze, pesëdhjetë (50) Franga Zvicerane, dhjetë (10) euro, katër dhjetë e dymijë e gjashtëqind (42600) Lekë Shqiptare dhe pesë (5) kartele bankare.

Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark