Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për vjedhje të veturës

Insajderi
06 March 2026 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona në Mitrovicë për vjedhje të veturës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 08:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën ‘’Hoxhë Kadri Prishtina’’.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur.

Vetura është ndaluar nga policia, ndërsa tre persona  janë arrestuar për bashkëkryerje të veprës penale. 

Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal ‘Vjedhje e Rëndë’


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark