Insajderi
Lajme

Kurti paralajmëron sfidim në Kushtetuese të dekretit të Osmanit

Insajderi
06 March 2026 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti paralajmëron sfidim në Kushtetuese të dekretit të Osmanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka folur për situatën politike tashmë të krijuar edhe pasi nuk munden ta zgjedhin presidenten/in, e që pasoi edhe me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

Ai tha se dekreti i nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarje nuk është kushtetues.

“Dekreti s’është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit vetëm në rastet e paracaktuara nga Kushtetuta. Kjo përbën edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese, le të presim me qetësi dhe durim ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithnjë. Ajo që duhet ta pranoj është se na u pamundësua një seancë e Kuvendit në orën 14:00 ka qenë e planifikuar që sot të mbahej edhe një seancë që të miratoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare në të mirë të vendit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark