Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit

    Insajderi
    07 March 2026 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe shkarkimin e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ndryshe nga Balluku, Spiropali nuk shprehej se ishte e pafajshme dhe sipas Berishës nuk mori përsipër të kishte Ramën avokatin e saj mbrojtës.

    “Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i Ballukut qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër.

    Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë. Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë”, u shpreh Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark