Shefi i GP-së të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se ka ekzistuar mundësia që mos të shkohet në zgjedhje dhe të ketë institucione stabile.
Por sipas tij këtë e refuzoi Lëvizja Vetëvendosje.
“Vendi ynë është në prag të zgjedhjeve dhe pyetja është pse po shkon Kosova drejt zgjedhjeve, a ishte pashmangshme apo nuk kishte mundësi që vendi të kishte president dhe institucione stabile? Përgjigjja jonë është e qartë: po, kishte mundësi. Por ata refuzuan nga shumica parlamentare. Siç e dini, LVV në zgjedhjet e 28 dhjetorit i fitoi 51.1 për qind të votave. Qytetarët ia dhanë edhe një mandat për të krijuar institucione dhe ata konstituuan Kuvendin dhe formuan qeverinë më të madhe që Kosova e ka pasur ndonjëherë”, tha ai në konferencën për media.