Insajderi
Show

Si është jeta për Elijonën jashtë BBVK? Ja çfarë thotë ajo

Insajderi
07 March 2026 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si është jeta për Elijonën jashtë BBVK? Ja çfarë thotë ajo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka folur së fundmi për mënyrën se si ka ndryshuar jeta e saj pas përfundimit të eksperiencës në këtë format televiziv.

Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet se si po e përjeton periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Elijona u shpreh se është e befasuar dhe shumë mirënjohëse për dashurinë e madhe që po merr nga publiku.

“Është wow, s’e kisha besu që muj me marrë kaq shumë dashni prej jush. Jam tepër mirënjohëse dhe shpresoj që muj me jua kthy gjithë atë dashni”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ish-banorja tregoi se këto ditë është edhe mjaft e angazhuar me disa projekte dhe punë, ndërsa shtoi se ende po përpiqet të përshtatet me ritmin e ri të jetës pas reality show-t.

Screenshot


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark