Insajderi
Lajme

Deputeti i VV’së thotë se po bëhet një komplot ndaj Kurtit: Ka më shumë aktorë…

Insajderi
07 March 2026 - 18:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i VV’së thotë se po bëhet një komplot ndaj Kurtit: Ka më shumë aktorë…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka pretenduar se ekziston një komplot ndaj këtij subjekti politik dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit.

Dugolli këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku kritikon partitë opozitare për, siç pretendon ai, qëndrime kontroverze për çështjen e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente, shkruan Insajderi.

“Partitë opozitare, PDK dhe LDK, të cilat gjatë konsultimeve me kryeministrin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit deklaronin, jo një herë por disa herë, se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, sot po e mbrojnë me fanatizëm veprimin e saj të kundërligjshëm për shpërbërjen e Parlamentit”, deklaroi Dugolli.

Sipas Dugollit, kjo të jep përshtypje për një skenar të mirëmenduar kundër VV’së dhe Kurtit. Ai ka thënë se “ka shumë aktorë” në këtë komplot.

“Por një gjë është e sigurt: e vërteta nuk mbetet gjatë e fshehur. Herët a vonë gjithçka del në dritë. Dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në këtë komplot ka shumë më tepër aktorë sesa ata që duken në skenë”, përmbyll shkrimin ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark