Insajderi
Lajme

Deklarata e Rashiqit për Kurtin për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit për “hatër”, vjen një reagim nga LDK

Insajderi
08 March 2026 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deklarata e Rashiqit për Kurtin për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit për “hatër”, vjen një reagim nga LDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për një medium serb deklaroi ndër të tjera se kryeministri Albin Kurti kinse i kishte thënë se dhënia e tokës së Manastirit të Deçanit po bëhet për hatër të tij.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’”, u citua duke thënë Rashiq, shkruan Insajderi.

Për këtë deklaratë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, njëherësh edhe ish-kryeministër, i cili tha se kjo deklaratë e “zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese”.

“Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”. Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.” Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër. Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, deklaroi Hoti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark