Insajderi
Lajme

Murati e thotë edhe këtë: Brenda 60 ditëve afat do të gjenim një emër konsensual për president

Insajderi
08 March 2026 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati e thotë edhe këtë: Brenda 60 ditëve afat do të gjenim një emër konsensual për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, po vazhdon të insistojë që do duhej të ishin 60 ditë afat pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Murati me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar ndër të tjera se përbrenda këto 60 ditësh, kinse Lëvizja Vetëvendosje do të arrinte të gjente me partitë e tjera një kandidat koncensual për president, shkruan Insajderi.

Pos tjerash, ai ka shpresuar se gjatë atyre dy muajve do të votoheshin edhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe pakoja e planit të rritjes së BE’së.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre. Pse ky nxitim”, ka përmbyllur shkrimin ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark