Insajderi
Lajme

Ramosaj pas deklaratës së Rashiqit për Manastirin e Deçanit: Sherrin kemi me ia pa Kurtit

Insajderi
09 March 2026 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramosaj pas deklaratës së Rashiqit për Manastirin e Deçanit: Sherrin kemi me ia pa Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili deklaroi se Kurti i kishte thënë se 24 hektarët e Manastirit të Deçanit po ia bërtë Manastirit për hatër të tij.

Ramosaj e ka quajtur Kurtin mashtrues, dhe e ka akuzuar se funksionon me logjikë anti-shtetërore.

Ai madje ka paralajmëruar se “sherrin kem me ja pa edhe më tutje”.

“Personalisht nuk quditem me veprimet dhe vendimet e kqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjiken anti shtetrore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues! Sherrin kem me ja pa edhe më tutje!”, shkruan ai.

Deklarata e tij vjen pasi ministri Rashiq, në një intervistë për median lokale serbe Radio Gorazhdevci, foli për marrëdhëniet e tij me Kurtin dhe për çështjen e transferimit të tokës për Manastirin e Deçanit.

Ai tha se ka pasur raste kur nuk janë pajtuar për çështje të ndryshme, por theksoi se vendimi për transferimin e 24 hektarëve tokë ishte marrë pas këmbënguljes së tij të vazhdueshme.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’”, tha Rashiq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark