Insajderi
Lajme

Kurti nuk prononcohet për deklaratën e Rashiqit për tokën e manastirit: Ka fol vet ministri edhe zëdhënësi im

Insajderi
09 March 2026 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti nuk prononcohet për deklaratën e Rashiqit për tokën e manastirit: Ka fol vet ministri edhe zëdhënësi im
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të jap shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim Nenad Rashiq për faljen e tokës së Manastirit të Deçanit.

Kurti tha se për këtë është sqaruar vet ministri si dhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Ka folë tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaru edhe ministri”, deklaroi shkurt Kurti.

Deputeti serb, Nenad Rashiq në një media serbe deklaroi se “Kurti ia fali tokën e Manastirit të Deçanit serbëve për hatër timin”. Për të njëjtën ai i tha sot Insajderit se e ka ngatërruar me diçka krejt tjetër. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark