Presidentja Vjosa Osmani, ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve, shkruan Insajderi.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi për media nga Presidenca, Bekim Kupina, i cili shtoi se Presidentja po e pret Gjykatën Kushtetuese.
“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese”.
Tutje ai tha se Presidenca e mirëpret masën e përkohëshme nëse vlerësohet nga Kushtetuesja.
“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekreti”, tha Kupina.