Insajderi
Lajme

“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

Insajderi
09 March 2026 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se vendimi nuk ka qenë dëshirë e saj, por një detyrim kushtetues, shkruan Insajderi.

“Nuk ka qenë dëshira ime, por detyrim kushtetues. Ajo që kam firmosur unë ka qenë formalizim i një gjendjeje kushtetuese ekzistuese. Sikur unë të mos e bëja, do të isha në shkelje kushtetuese. Nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por jam konsultuar me dhjetëra juristë”, ka thënë Osmani tek emisioni me Çim Pekën.

Ajo ka theksuar gjithashtu se mirëpret çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark