Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj policisë

Insajderi
10 March 2026 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj policisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes i dyshuari po ashtu kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmojë zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark