Insajderi
Lajme

Pamje si në filma: Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – momenti i arrestimit të dy personave

Insajderi
10 March 2026 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje si në filma: Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – momenti i arrestimit të dy personave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një operacion policor i koduar “Rotondo”, i zhvilluar pas një hetimi dymujor, ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit në Tiranë.

Lidhur me rastin janë sekuestruar 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kurse janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.

Sipas policisë në Shqipëri është identifikuar dhe shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

“Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

“Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”. Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë”, njofton policia shqiptare


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark