Insajderi
Sport

Zhegrova me Ferrari në stërvitje, kjo është përballja e tij me tifozët e Juves

Insajderi
10 March 2026 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhegrova me Ferrari në stërvitje, kjo është përballja e tij me tifozët e Juves
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova është shfaqur me një veturë të tipit Ferrari në stërvitjen e Juventusit.

Ylli kosovar është ndalur nga tifozët në qendrën stërvitore të “Bianconeri”, të cilët i kanë dhënë fjalë të mira dhe motivuese, ndërkohë që kanë kërkuar edhe nënshkrime nga ai

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet u tregua mjaft i afërt dhe shfaqi respekt ndaj tifozëve që kishin dalë për ta pritur.

Natyrisht, atij i nevojitet më shumë se kurrë dashuria dhe afërsia me tifozët pasi po kalon momente jo fort të lehta, duke e pasur parasysh se s’po i jepet hapësirë e mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti.

Ai e bëri një lojë të madhe ndaj Romës duke ndikuar në rikthimin e rezultatit, por çuditërisht nuk u aktivizua fare në duelin pasues ndaj Pisas.

“Messi i Kosovës” shpreson t’i jepet rast në sfidën e ardhshme kundër Udineses në fundjavë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark