Insajderi
Lajme

Ishte dënuar me mbi 6 vite burg, vetëdorëzohet i kërkuari në Prizren

Insajderi
10 March 2026 - 14:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ishte dënuar me mbi 6 vite burg, vetëdorëzohet i kërkuari në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i dënuar me mbi gjashtë vite burg është dorëzuar në polici në Prizren.

Më 9 mars, pas një pune intensive të njësitit të urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, është realizuar urdhër-arresti ndaj M.V., 56 vjeç, nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.

Sipas policisë, pas kërkimeve për arrestimin e tij, i dënuari është vetëdorëzuar në polici. Më pas ai është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burg.

I njëjti ishte në kërkim dhe ishte dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku në dënim i është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

I arrestuari ishte dënuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark