Insajderi
Lajme

Numri i pacientëve me kancer në rritje, onkologët kërkojnë më shumë staf

Insajderi
10 March 2026 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numri i pacientëve me kancer në rritje, onkologët kërkojnë më shumë staf
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, në një kohë kur numri i pacientëve me këtë sëmundje po rritet nga viti në vit.

Sipas kësaj shoqate, pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës së vazhdueshme në sistemin shëndetësor publik, disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten pa mundësi punësimi në institucionet publike.

Kështu kjo shoqatë vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë.

“Aktualisht, aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjë që krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpeshherë rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark