Insajderi
Lajme

A ka krizë për furnizim me naftë? Deklarohet MINT’i

Insajderi
10 March 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A ka krizë për furnizim me naftë? Deklarohet MINT’i
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë ka njoftuar se në Kosovë s’ka krizë për furnizim me derivate të naftës.

Ministrja e kësaj linjeje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se stoqet e derivateve janë në nivel të rregullt, si para konfliktit në Lindje të Mesme, shkruan Insajderi.

“Për këtë arsye, nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme. Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor”, thuhet në njoftimin e Kusari-Lilës.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është i angazhuar maksimalisht në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, vijon më tej njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark