Insajderi
Lajme

Gruda: S’ka dilemë që dekreti është kushtetues, besoj do të konfirmohet nga Kushtetuesja

Insajderi
10 March 2026 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: S’ka dilemë që dekreti është kushtetues, besoj do të konfirmohet nga Kushtetuesja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se beson se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është kushtetues.

“Nuk ka dilemë që dekreti është kushtetues. Unë besoj do të konfirmohet edhe nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Gruda në emisionin ‘Context’ në ATV.

“Nëse Kuvendi shpërndahet, kemi qeveri në dorëheqje. Kjo është qeveri në dorëheqje pastaj dhe do të jemi në një situatë ku këta vazhdojnë i marrin vetëm privilegjet por kurrgjë qytetarëve nuk iu kthehet”, tha më tej Gruda.

Deputeti i PDK’së është shprehur i bindur se e ka vërejtur që nga fillimi se roli i presidentit ishte “rezervuar” nga pushteti për Glauk Konjufcën. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark